CCNA Cybersecurity Operations

CCNA_OPERATIONS

Çmimi: 180 Euro

Kohëzgjatja: 50 orë

Pasqyrë e Kursit

Përhapja dhe evoluimi i teknologjisë në nivel global, ka sjellë me vete edhe një rrezik të lartë të përhapjes së krimit kibernetik dhe kërcënimeve të tjera të natyrës së ngjashme, dhe me këtë, edhe nevojën për t’i luftuar përmes rrugëve profesionale.

Trajnimi “CCNA Cybersecurity Operations” synon t’i informojë kandidatët mbi mënyrat më efektive për ballafaqim të suksesshëm me kërcënimet kibernetike, si dhe të marrin njohuri të nevojshme për të bërë analizimin dhe kundërpërgjigjet në rast të një incidenti kibernetik.
Ekipet e njerëzve në Qendrat e Operacioneve të Sigurisë (SOC) janë vigjilentë ndaj sistemeve të sigurisë, duke mbrojtur organizatat e tyre, konkretisht duke zbuluar dhe duke iu përgjigjur kërcënimeve të sigurisë në kibernetikë.

Pasi të kenë përfunduar kursin, studentët do të jenë në gjendje dhe do të bëhen të aftë që të:

  • Nisin një karrierë si analistë të sigurisë së kibernetikës në nivel bashkëpunimi qendrave të operacioneve të sigurisë;
  • Monitorojnë, zbulojnë dhe t’iu përgjigjen kërcënimeve të sigurisë kibernetike;
  • Krijojnë aftësi dhe njohuri ekuivalente me ato të mësuara në Interconnecting Cisco Networking Devices Part 1 (ICND1);
  • Njohin e punën e sistemit operativ Windows;
  • Krijojnë njohuri mbi rrjetëzimin dhe konceptet e Cisco IOS;
  • Përcaktojnë një SOC dhe rolet e ndryshme të punës në një SOC;
  • Kuptojnë mjetet dhe sistemet e infrastrukturës së SOC-it.

 

Apliko Online