Cyber Security Essentials

Kohëzgjatja: 30 orë

Çmimi: 100 Euro

Pasqyrë e Lëndës (Kursit)
Bazat e Sigurisë Kibernetike është një lëndë që i kushton vëmendje të veçantë të kuptuarit dhe përvetësimit të elementëve bazë sa i takon sigurisë kibernetike. Kjo lëndë është e përbërë nga 30 orë mësimore dhe ka për qëllim t’i informojë studentët mbi tiparet dhe veçoritë e krimit kibernetik, parimet e sigurisë, teknologjitë dhe proceduratm, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e rrjeteve. Studentëve u jepet mundësia të zhvillojnë dhe përvetësojnë shkathtësitë profesionale për të pasur një karierrë sa më të suksesshme në lidhje me fushën e sigurisë kibernetike. Po ashtu, ata do të mësojnë procedurat dhe do të jenë të aftë për të vënë në zbatim dhe njëkohësisht për të ruajtur sigurinë e të dhënave, integritetin, vlefshmërinë, kontrollet e sigurisë në rrjete, serverë dhe të aplikacione përkatëse.

Pasi të kenë përfunduar kursin, studentët do të jenë në gjendje dhe do të bëhen të aftë që:

  • Të kuptojnë parimet e sigurisë dhe se si të zbatojnë politika të sigurisë, të cilat janë në përputhje me ligjet në fuqi, sa i takon fushës së kibernetikës;
  • Të vendosin në zbatim aftësitë përmes praktikave të ndryshme, duke përdorur laboratorë dhe veprimtari të ndërlidhura me “Cisco Packet Tracer” (platformë e cila ndihmon në konfigurimin e rrjetit duke i’u dhënë mundësi të hartoni skica të cilat bartin risi dhe inovacion);
  • Të bëjnë vlerësime në lidhje me performancën, që bëhen përmes hartimit të provimit përfundimtar dhe testeve;
  • Të bashkëveprojë me bashkësinë e “Cisco Networking Academy” në nivel ndërkombëtar.

 

Apliko Online