PËRSHKRIMI I IPMA-së

Akademia Ekzekutive e UBT për Zhvillim Profesional, me njësinë e saj të njohur si Certifikimi Ndërkombëtar Profesional – IPC, është anëtar i regjistruar i IPMA-së (International Project Management Association), që përfaqëson Republikën e Kosovës dhe vendet/rajonet shqipfolëse në këtë federatë prestigjioze globale të menaxhimit të projektit.

Menaxhimi i Projekteve është një objektiv i lartë i shumë punëdhënësve në biznesin modern për shkak të qëllimit të përfundimit të objektivave të biznesit brenda afateve dhe buxhetit të dhënë. Në ditët e sotme, organizatat dhe bizneset kanë një kërkesë të madhe për personelin me kompetencë të fortë të menaxhimit të projekteve.

Kontributi i shoqatës, përveç tjerash, është letra mujore e anëtarësimit, revista e njohur e Menaxhimit të Projektit, takime dhe punëtori të shumta të anëtarësimit, trajtimi i Certifikimit të IPMA-së në Kosovë – dhe një zgjerim i vazhdueshëm i faqes së internetit.

Si një Departament për Menaxhimin e Projekteve, fushat dhe detyrat tona më në fokus janë:

  • Certifikimi i Menaxhimit të Projektit Personal sipas Standardeve të IPMA-së;
  • Rritja e rrjetit dhe partneritetit ndërkombëtar për parimet e Menaxhimit të Projekteve;
  • Nxitja e transferimit të njohurive dhe praktikave më të mira të Menaxhimit të Projekteve;
  • Kërkimet dhe publikimet e vazhdueshme në këto sfera;
  • Ngritja e numrit të individëve të certifikuar në Menaxhimin e Projekteve;
  • Mbështetja e edukimit dhe mësimit bazik dhe të avancuar të Menaxhimit të Projektit;
  • Ofrimi i botimeve të veçanta dhe të dobishme për menaxhimin e projekteve.

 

Apliko Online