Media digjitale dhe sociale – midis profesionalizmit dhe propagandës/lajmeve të rreme

Media Digjitale

Zhvillimi i teknologjisë ka mundësuar që të kemi një media krejt ndryshe: gazetat po rrezikohen nga mbyllja; televizionit po i bie ndikimi; radio po mbijeton ende falë kohës që njerëzit kalojnë në vetura dhe e dëgjojnë. Nga pak kanale të informimit, sot kemi një shumësi mundësish, mediat digjitale, të ofruara nga interneti.

Por, a jemi më të informuar apo më të dezinformuar? A jemi sërish pre e propagandës famëkeqe? A është sot media më profesionale? Çfarë mundësish i ka dhënë kjo media publikut për t’u informuar? Çfarë mundësish, në anën tjetër, u ka dhënë liderëve, për ta anashkaluar pikërisht median – rregullatorin e informimit? Çfarë rreziku paraqesin lajmet e rreme? Kur lindën dhe kur lulëzuan ato? Si të dallohen, si të kontrollohen dhe si të minimizohet sherri i tyre.

Media e re është mes nesh dhe po zhvillohet pandalshëm , si ta bëjmë atë më profesionale!

Punëtoria do të organizohet në zyrat e UBT-së në: Prishtinë, Pejë, Gjilan, Prizren dhe Ferizaj

Shënim: PUNËTORIA ËSHTË NJËDITORE, ZGJAT 6 ORË
 

Apliko Online