I veqantë
Ofron përvojë të të mësuarit nga ekspertë professional të njohur të industrisë dhe akademisë
UBT as an institution of higher education in Kosovo is proving more and more that it is committed to offer all models of study in the country.
Now UBT offers ICT Professional School which is accredited by the National Qualifications Authority for organizing and holding classes for five (5) professional profile as follows
“UBT dallon nga gjitha institucionet e tjera arsimore, sepse është më inovativ dhe studentët i konsideron si astetet e veta më të çmuara. Pra, në UBT, suksesi i studentëve është gjithmonë në rend të parë.
Përveç kësaj, ofron shumë mundësi për ne, duke përfshirë programe bashkëkohore studimi, sipas standardeve më cilësore ndërkombëtare, bursa studimi, vizita e intershipe.
Jam i lumtur për zgjedhjen që kam bërë sepse jam i bindur që e kam bërë zgjedhjen e duhur”.
“Sukseset vijnë vetëm atëherë kur dashuria e madhe për profesionin bashkohet me mbështetjen dhe angazhimin e profesorëve, të cilët shërbejnë jo vetëm si model dhe shembull në aspektin profesional, por edhe në atë jetësor. E të gjitha këto, më mirë se askund tjetër, janë të gërshetuara në UBT.
Për mua, ky vend është shtëpia ime e dytë dhe njerëzit në të janë familja ime, sepse këtu jam rritur e pjekur profesionalisht”.
“Arkitekturën e kam dashur gjithmonë, por UBT më ka bërë profesionist dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij profesionit.
Serioziteti, profesionalizmi dhe puna e palodhshme e stafit të UBT-së, ka bërë që unë të vetëdijesohem për rëndësinë dhe peshën e madhe që e bart ky profesion dhe secili njeri që e ushtron atë.
Hapësirat e mjaftueshme të punës, angazhimi, profesionalizmi dhe aftësitë komunikative të profesorëve, pastaj mënyrat e dhurimit dhe transmetimit të ideve tek studentët, janë mënyrat më të mira për marrjen dhe krijimin e ideve në këtë institucion”.
“Menjëherë pas përfundimit të studimeve themelore në UBT, kam arritur të punësohem në një kompani për zhvillimin e softuerëve.
I tërë ky sukses nuk ka ardhur rastësisht, por është rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë midis profesorëve e studentëve, shembujve praktikë, si dhe literaturës adekuate të shfrytëzuar gjatë studimeve.
Motivi më i madh për të punuar gjatë këtyre viteve kanë qenë dhe mbeten profesorët e përgatitur e bashkëpunues, atmosfera dhe vullneti për punë, por mbi të gjitha përpjekjet e mia për të arritur majat e sukseseve në karrierë”.