Gjuhë Spanjolle

Gjuhë Spanjolle

 

Qëllimi i Programit

Qëllimi i këtij programi është të trajnojë dhe çertifikojë pjesëmarrësit për nivelin fillestar, elementar, para-mesatar, mesatar, i para-avancuar dhe i avancuar, për ata të cilët kanë pak njohuri të gjuhës spanjolle por u nevojitet edhe një bazë e fortë për të vazhduar më tutje si dhe ata të cilët dëshirojnë të përforcojnë njohuritë e tyre. Në secilin nivel pjesëmarrësit përgatiten për të vazhduar pastaj nivelet pasuese.

 

Kush mund të ndjekë kurset e gjuhës:

Të gjithë ata të cilët kanë nevojë për njohuri në fushën e gjuhës spanjolle dhe të cilëve u nevojitet kjo gjuhë, qoftë për studime apo punë dhe te cilët kanë nevojë të zgjerojnë njohuritë në fushën e gjuhës për më tutje.

Personat që kërkojnë të promovohen në vendin e punës, të papunët, personat me aftësi të kufizuar, si dhe përsonat e caktuar të komunitetëve të ndryshme, në UBT kanë mundësi të trajnohen dhe çertifikohen me njohuritë e gjuhës spanjolle. I’u destinohet edhe personave me kualifikim të lartë të cilët kanë nevojë për njohjen e kësaj gjuhe për t’i përcjellur zhvillimet teknologjike të cilët nuk kanë njohuri të mjaftueshme në këtë fushë.

Sipas nevojës dhe kërkesës organizohen edhe kurse për qëllime specifike, varësisht nga fusha së cilës i takojnë kandidatët e interesuar: ekonomi, juridik, mjekesi, edukim, media, arkitekturë, ndërtimtari etj.

 

Orari: 24 orë në muaj
Orët për një modul: 72
Pagesa mujore: 40 Euro

 

Apliko Online