IoT Fundamentals

Kohëzgjatja: 70 orë (3 kurse)

Çmimi: 230 euro

Pasqyrë e Lëndës e (kursit)
Kursi Bazat e IoT-së në kuadër të Akademisë së Rrjetave Cisco, synon t’iu ofrojë studentëve një tablo tërësore rreth “Internet of Things” (IoT). Ndërkaq, ka për qëllim të nxisë dhe zhvillojë shkathtësitë bazë nëpërmjet përdorimit të veprimtarive të ashtuquajtura “hands on-lab”, punë e cila kryhet në laborator, por e cila synon përftimin njohurive dhe aftësive, jo thjesht nga të bërit diçka dhe jo vetëm duke lexuar, por duke e parë atë duke vepruar në të njëjtën kohë), i nxitë ata të përvetësojnë metodat dhe teknikat për t’i dhënë zgjidhje problemeve në mënyrë sa më kreative që të jetë e mundur. Përveç tjerash, i aftëson ata të ndërmarrin një analizë shumëpërmasore në fushën ndërdisiplinore të elektronikës, të shqyrtojnë të dhënat, rrjetat, aspektin e sigurisë dhe atë që ndërlidhet me biznesin. Duke qenë së kursi i kushton vëmendje të veçantë dhe ka në qendër të vëmendjes studentin, i krijon kushte të përshtatshme dhe i jep mundësinë të ideojë, projektojë, dhe shqyrtojë dhënien e zgjidhjeve përmes IoT-së dhe t’ia përshtasë ato bizneseve të caktuara dhe nevojave të shoqërisë në tërësi.

Kursi Bazat e IoT-së ndahet në tri drejtime, që janë: Connecting Things, Big Data& Analytics dhe Hackathon Playbook. Në fund ndërmerren hapa të tillë që kanë të bëjnë me shqyrtimin dhe analizimin e kursit pas përfundimit të tij, si dhe pas marrjes së vlerësimit, studentëve u jepet një certifikatë e cila dëshmon njohuritë dhe shkathtësitë e fituara prej tyre.

Kursi i parë “Connecting Things”, i kushton vëmendje të veçantë përcaktimit, shqyrtimit dhe parashtrimit të zgjidhjeve nëpermjet IoT-së, të cilat shërbejnë për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme, qoftë çështjeve që lidhen me biznesin, po ashtu edhe atyre shoqërore.

Ndërkohë, kursi i dytë “The Big Data & Analytics”, ju mëson se si të grumbulloni, ruani, dhe të qartësoni të dhënat, të cilat përftohen prej ndijorëve (sensorëve) të IoT-së. Përveç kësaj, do të aftësoheni për nxjerrjen e të dhënave dhe përdorimin e platformës “data analytics” (shqyrtimi i të dhënave), me qëllim zbërthimin e tyre. Kjo përbën në vete një shkathtësi mjaft të domosdoshme për punonjësit.

Në “hackathon” (një ngjarje që zakonisht zgjat disa ditë, në të cilën një numër i madh njerëzish takohen për t’u angazhuar në programimin kompjuterik të bashkëpunimit) e ardhshëm do të keni mundësinë për të zbatuar në praktikë shkathtësitë e përftuara nga kursi multidisiplinor “Connecting Things and Big Data & Analytics”, dhe po ashtu, të përcaktojnë dhe t’i japin zgjidhje problemeve të jetës së përditshme.

Paisje dhe Aplikacione
Që të tri kurset që ndërlidhen me programin e Bazave të IoT-së përdorin “Cisco Prototyping Lab” (laborator i cili merret me analizimin dhe përpunimin e të dhenave), në kuadër të metodës hands on (metodë e cila e vë theksin tek kryerja e një pune të caktuar, se thjesht të lexuarit rreth saj ose të parit e dikujt tjetër sesi punon). Në fakt, i ashtuquajturi “Prototyping Lab” përbëhet në vete prej pajisjeve programuese (software) dhe pjesëve elektronike të kompjuterit (hardware), të cilat i mundësojnë trajnerit/instruktorit, po ashtu edhe studentëve, të mësojnë rreth modeleve të ndryshme të IoT-së, si dhe përvetësimin e teknikave të “data analytics solutions”.

Gjithashtu, përdorim të gjerë gjen edhe “Cisco Packet Tracer” (platformë e cila mundëson konfigurimin e skicave inovative të hartuara prej subjekteve përkatëse).

Pas përfundimit të kursit, studentët aftësohet në pikat e mëposhtme;

  • Pas përfundimit të kursit rreth “Connecting Things” studentët supozohet të kenë fituar njohuri se si të kenë qasje në rrjet në një “LAN” (local area network), është një rrjet kompjuterik që lidh kompjuterët brenda një zone të kufizuar, siç mund të jetë një vendbanim, shkollë, laborator, kampus universitar ose ndërtesë të caktuar), si dhe aftësinë për të zgjidhur probleme algoritmike duke përdorur gjuhën e programimit. Po ashtu, studentët fitojnë njohuri rreth koncepteve bazë të fizikës, të tilla si: voltazhi, rezistenca dhe fuqia. Veç kësaj, njihen edhe me platformën “Cisco Packet Tracer”.
  • Pas përfundimit të kursit “Connecting Things”, studentët do të fitojnë njohuri se si të zbulojnë dhe të rregullojnë gabimet sa i përket pjesëve elektronike dhe atyre të programimit në një kompjuter dhe të deshifrojnë kodin “Python”.
  • Hackathon Playbook (është një libër i cili përmban praktikat, garat dhe konkurset më të mira të hackathons nga studentët e IoT-së në nivel global) supozon se studentët duhet të kenë qenë pjesë e këtyre kurseve, respektivisht të Connecting Things, Big Data & Analytics ose dhe kurseve të tjera të ngjashme, përpara se të marrin pjesë në gara të këtyre llojeve.

 

Apliko Online