Trajnimi për ArcGIS – ArcMap

ArcGis

Në kuadër të Shkollës Profesionale të UBT-së do të mbahet trajnimi për ArcMap, që ka të bëjë me GIS (Geographical Information System / Sistemi i Informacionit Gjeografik).
ArcMap është një sistem kompjuterik që mundëson grumbullimin, ruajtjen, manipulimin, sistemimin, analizimin, vizualizimin, menaxhimin, raportimin, miradministrimin dhe përkrahjen e proceseve të vendimmarrjes, në lidhje me të dhënat dhe informacionet hapësinore.

 

Objektivi
Ky trajnim u siguron pjesëmarrësve njohuri të plota të koncepteve, parimeve dhe aplikimit të GIS-it, për qëllimin e synuar të tyre.

 

Pjesëmarrësit potencialë
Studentët e Shkencave Kompjuterike, Sistemeve të Informacionit, Ndërtimtarisë, Arkitekturës, si edhe, profesionistë, inxhinierë, arkitektë, ambientalistë, planifikues (zyrtarë nga ministrit, komunat, agjencionet), hulumtues, zyrtarë nga OJQ, dhe të tjerë, puna e të cilëve lidhet me të dhëna dhe informacione hapësinore, respektivisht që janë të punësuar në sektorë të cilët kanë detyrim aplikimin e GIS-it në punën e tyre të përditshme.

 

Gjatë trajnimit trajtohen temat në vijim:
-Njohuri themelore për GIS-in;
-Gjeoreferencimi;
-Digjitalizimi (pikë, vijë, poligon);
-Baza e të dhënave (tabela e atributeve);
-Vizualizimi;
-Formatizimi.

 

Kohëzgjatja
Trajnimi ka kohëzgjatje prej 10 orëve dhe trajnimi do të mbahet në UBT, në Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Gjilan dhe në Prizren.

 

Çmimi
Çmimi për një pjesëmarrës është 135 euro, ku përshihet trajnimi, literatura dhe procesi i certifikimit.

 

 

Apliko Online