IT Essentials

Kohëzgjatja: 70 orë

Çmimi: 230 euro

Pasqyrë e Lëndës (Kursit)
Lënda Bazat e IT-së synon t’i njohë studentët me bazat e pjesëve elektronike (hardware) dhe pjesëve të programimit (software), me pajisjet të cilat mund të barten me vete, siç janë tabletat e dorës, dhe po ashtu, synon t’iu ofrojë studentëve njohuri të thelluara në lidhje me konceptet e rrjeteve kompjuterike. Përveç kësaj, i informon ata edhe për përgjegjësitë e një profesionisti në fushën e IT-së.

Në ofertën e fundit përfshihen pajisje të cilat mund të barten me vete, të tilla siç janë: Linux, si edhe të dhëna të hollësishme sa i përket sistemeve që kanë të bejnë më përdorimin e “Microsoft Windows”, sigurinë, rrjetet, dhe “troubleshooting” (platformë e cila nënkupton zgjidhjen e problemeve përmes një qasjeje sistematike dhe shpeshherë përdoret për të gjetur dhe korrigjuar defektet ose mangësitë të cilat ndërlidhen me fushën e elektronikës, kompjuterëve dhe sistemeve softuerike).

Pas përfundimit të kursit studentët do të aftë dhe në gjendje të:

  • Të përshkruajnë komponentët (pjesët përbërëse të një kompjuteri), dhe po ashtu edhe të krijojnë një sistem kompjuterik;
  • Të instalojnë dhe të kuptojnë sistemet që vendosin në funksion kompjuterët dhe pajisjet e tjera.
  • Të lidhen dhe të kenë qasje në internet dhe po ashtu t’i ndajnë burimet e përftuara nëpërmjet tij, në një mjedis ku komunikojnë dhe bashkëveprojnë shumë përdorues së bashku.
  • Të vendosin në përdorim mjetet të cilat e kanë prejardhjen prej platformës (troubleshooting), dhe po ashtu, të përdorin programe të cilat synojnë në vetvete përcaktimin ose diagnostikimin e problemeve (diagnostic software).

Kursi zgjat 70 orë dhe përfshin në vete edhe veprimtari të cilat ndërlidhen me Packet Tracer (platformë e cila mundëson konfigurimin e skicave inovative të hartuara prej subjekteve përkatëse), “Hands-on lab work” (punë e cila kryhet në laborator, por e cila synon përftimin njohurive dhe aftësive, jo thjesht nga të bërit diçka vetëm duke lexuar, por duke e parë atë duke vepruar në të njëjtën kohë), dhe së fundmi, njihet me një gamë të gjerë të llojeve dhe mjeteve të vlerësimit.

 

Apliko Online